Bota

Qeni në Angli që kontribuon në pastërtinë e qytetit

Një qen i zgjuar ka shërbyer në mënyrë të mrekullueshme për lagjen e tij, duke mbledhur mbeturinat që banorët kanë hedhur dhe duke i dërguar në koshin e plehrave.

Qenushja pesë vjeçare e quajtur Millie po ndihmon për të mbajtur të pastra rrugët e Hereford, Angli, me pronarin e saj 80-vjeçar Alfie Kitson.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Kitsonit i duhet të hedhë vetëm një mbeturinë në tokë, që pastaj të merret nga qenushja e të dërgohet në mbeturina.

Asaj iu mësua truku ndërsa jetonte në Spanjë me Kitson dhe gruan Judith, 75 vjeç, dhe i ka përdorur aftësitë e saj që kur u kthye në Mbretërinë e Bashkuar 18 muaj më parë.

Millie tani mund të shihet rregullisht duke ndihmuar për të mbajtur qendrën e qytetit të pastër me veprimet e saj të grumbullimit të mbeturinave ndërsa ndihmon njerëzit që nuk arrijnë t’i hedhin mbeturinat e tyre.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Kitson, një ish-hidraulik nga Ullingswick, Herefordshire, i tha SWNS, “Millie është një qen shumë inteligjent dhe duket se i pëlqen detyra të cilën ajo e ka marrë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *