Bota

Ish-komandantët serbë të Bosnjës arrestohen për sulm në fshat

Dy ish-komandantë të një njësie të Ushtrisë Serbe të Bosnjës u arrestuan për përfshirjen e tyre të dyshuar në një sulm në fshatin Lozje në zonën e Gorazdes që la të vdekur rreth 30 njerëz në vitin 1992.

Oficerët e policisë së Agjencisë Shtetërore për Investigim dhe Mbrojtje të Bosnjës arrestuan dy persona në qytetet Visegrad dhe Novo Gorazde të martën nën dyshimin se kanë kryer krime kundër civilëve në fshatin Lozje në zonën e Gorazdes gjatë kohës së luftës në 1992.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Të dyshuarit akuzohen, në cilësinë e komandantëve të njësive të Ushtrisë Serbe të Bosnjës në atë zonë, se kanë komanduar dhe kanë marrë pjesë në një sulm në fshatin në fjalë, ku ishin pati 30 viktima, kryesisht civilë, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar”, thuhet në një deklaratë të prokurorisë shtetërore.

Prokuroria tha se dy të dyshuarit janë nën hetim për krime lufte kundër civilëve dhe për dyshimin për organizim të një grupi njerëzish dhe nxitjene tyre për të kryer gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Të dyshuarit do t’i dërgohen prokurorit për t’u marrë në pyetje./balkaninsight/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *