Bota

Ukraina akuzon ish-presidentin Poroshenko për tradhti, nisin hetimet

Autoritetet ukrainase kanë nisur hetime për tradhti kundër Petro Poroshenkos, duke e akuzuar ish-presidentin për lidhje me financim të separatistëve të mbështetur nga Rusia, të cilët luftojnë me forcat qeveritare në lindje të shtetit. Byroja Shtetërore e Hetimeve ka thënë më 20 dhjetor se dyshon që Poroshenko “ka kryer tradhti” dhe ka mbështetur aktivitet të “organizatave terroriste”, duke iu referuar separatistëve që kontrollojnë rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk.

Gjatë presidencës së tij, Poroshenko u ka ndihmuar separatistëve që të shesin thëngjill në vlerë të 54 milionë dollarëve në Kiev në periudhën 2014-2015, është thënë në deklaratë. Politikani 56-vjeçar, i cili tani është ligjvënës, përballet me 15 vjet burgim, nëse dënohet. Poroshenko nuk ka komentuar këtë njoftim, mirëpo Oleksander Turchynov, anëtar i lartë i partisë Solidariteti Evropian, ka thënë se akuzat janë të “fabrikuara” me udhëzime të presidentit, Volodymyr Zelenskiy.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Partia e Poroshenkos ka thënë se ai është larguar nga shteti për një udhëtim të planifikuar. Zelenskiy e ka mposhtur Poroshenkon për pozitën e presidentit në zgjedhjet e mbajtura më 2019. Si pasojë e luftës në lindje të Ukrainës, që ka nisur më 2014, kanë humbur jetën mbi 13,200 persona. Kievi ka ndaluar tregtinë me këtë rajon prej vitit 2017. Ukraina është përballur me mungesa të mëdha të burimeve, pasi separatistët kanë fituar kontrollin e shtetit ku gjenden minierat e thëngjillit.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *