Lajme

Një i ri lëndohet teksa heq nga shtylla një flamur serb në Tiranë

Një protestues është lënduar para pak çastesh në Tiranë, teksa u ngjit në një shtyllë për të hequr flamurin e Serbisë.

Siç raporton korrespodenti i KOHËS në Tiranë, i riu pësoi lëndime, ndërkohë që flamurit që u shkul nga shtylla iu vu flaka.

Aktualisht në Tiranë po mbahet një protestë e madhe kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe nismës Ballkani i Hapur.

Lexo më shumë  Maqedonci publikon pamje të ushtrimeve që po kryen Komanda e Forcave Tokësore

Vuçiqi për pak minuta pritet të mbërrijë në Tiranë për vizitë dy-ditëshe në kuadër të kësaj nisme.

Për shkak të vizitës së tij, nëpër Tiranë janë vënë kudo flamuj të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, po ashtu pjesëmarrëse në këtë nismë të refuzuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *