Ndodh LIVE! Po jepte deklaratë për mediat, arrestohet ish-kryeministri sllovak
SLLOVAKI-Policia sllovake ka arrestuar ish-kryeministrin Robert Fico para kamerave televizive që ishin në transmetim të drejtpërdrejtë. Në momentin e arrestimit ish-kryeministri po jepte jepte një deklaratë për mediat për të nisur një protestë, pavarësisht kufizimeve në përmasat e turmës.
“Kështu duket demokracia në transmetim, zonja dhe zotërinj. Kështu që edhe një herë, ne donim të bënim një kalim paqësor nëpër Bratislavë dhe të shikonim këtë situatë,” u tha ai gazetarëve.
Çdo tubim publik me më shumë se gjashtë persona aktualisht është i ndaluar sipas rregullave anti-COVID të Sllovakisë.
Rruga Press