Bota

Markoviç: “Shpresoj se Vuçiq e ka parasysh fundin e Çausheskut dhe do të tërhiqet pa gjak”

Regjisori serb Goran Markoviç përmes një postimi në rrjetin social “Twiter” është shprehur në drejtim të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke ja përkujtuar fundin e kryetarit rumun Çaushesku.

Goran Makroviç u shpreh se “beson e shpreson që Vuçiq e pa parasysh fundin e presidentit rumun”.

Këtë Markoviç e tha duke krahasuar situatën e krijuar në Serbi në vitet e regjimit të Vuçiqit me situatën në disa vende të Amerikës Jugore, duke shtuar se nëse gjendja vazhdon kështu, nuk do të shkojë mirë.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

“Unë megjithatë shpresoj se Vuçiq ende e ka parasysh fundin e Çausheskut dhe do të tërhiqet pa gjak” ka thënë Markoviç.

Nikolaj Çaushesku, kryetari i dikurshëm i Rumanisë është pushkatuar në vitin 1989 nga protesta e zhvilluara në atë vend.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *