Lajme

‘Favorizon jahtet, dëmton bujqësinë’, Meta kthen ligjin për TVSH-në

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kthyer për rishqyrtim ndryshimet për ligjin e tatimit mbi vlerën e shtuar. Sipas kreu të shtetit “trajtimi fiskal i diferencuar që aplikon ky ligj, në thelb shkel parime e të drejta themelore kushtetuese”.

Meta nënvizon se ligji favorizon përmes përjashtimit nga TVSH subjektet që operojnë në fushën e turizmit argëtues, sportet ujore etj., ndërkohë që penalizon sektorin e bujqësisë duke hequr kompensimin për prodhuesit si dhe është përcaktuar shkalla e reduktuar prej 10% të furnizimit me inputet bujqësore.

Lexo më shumë  Murati: Mbi 4 mijë euro mbështetje për nënat e reja në vitin e parë, mbi 20 mijë euro për secilin fëmijë deri në moshën 16 vjeç

“Kjo do të thotë se, këto subjekte që operojnë në shitjen dhe tregtimin e mjeteve lundruese ngelen të favorizuara, ndërkohë që sektorë të veçantë të ekonomisë me më shumë nevojë, diferencohen dhe mbahen në presion fiskal të diferencuar dhe jo proporcional me nevojën që dikton mbështetja e tyre”, njofton Presidenca.

Në arsyetimin e mos dekretimit të ligjit, Meta nënvizon se ligji në tërësi “kishte një plan financiar antisocial” pasi “mungonte mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor”.

Lexo më shumë  Eksportet në Shqipëri në rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *