Lajme

Të burgosurit danezë në Kosovë, këto janë disa nga pikat e marrëveshjes ndërmjet dy shteteve

Një ditë më parë në media daneze u publikuan lajme se ky shtet do t’i marrë me qira 300 qeli burgjesh në Kosovë, ndërkaq Telegrafi ka mësuar detaje të marrëveshjes e cila pritet të nënshkruhet javën e ardhshme ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës dhe të Danimarkës.

Marrëveshja Kosovë-Danimarkë pritet të nënshkruhet javën e ardhshme, ndërsa kjo duhet të ratifikohet edhe në Kuvend.

Marrëveshja është për të burgosurit me 10 vite dënim nga gjykatat në Danimarkë, në të cilën nuk përfshihen vepra të terrorizmit dhe të personave me probleme mendore.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Kosova nga kjo marrëveshje me shtetin e Danimarkës fiton 15 milionë euro në vit dhe 6 milionë tjera euro investime në energji të ripërtëritshme dhe po ashtu donacione për çështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

Marrëveshja do të përfshijë po ashtu rehabilitimin, renovimin e infrastrukturës fizike në burgje të Kosovës, ngritjen e kapaciteteve te stafit, trajnime, aktivitete pune, shkollimi etj.

Siç mësohet të dënuarit do të monitorohen sipas ligjeve daneze, siguria, mirëqenia dhe gjithçka që lidhet me ta është nga shteti danez.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Ndryshe, zyrtarë të lartë të institucioneve korrektuese të Danimarkës në tetor të 2020-s kishin vizituar Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Në një njoftim të këtij institucioni për media ishte bërë e ditur se vizita  dyditore ishte realizuar në kuadër të bashkëpunimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës me institucionet korrektuese të Danimarkës.

“Gjatë vizitës u diskutua lidhur me të arriturat e deritanishme, fushën e trajnimeve, shkëmbimin e përvojave dhe  praktikave më të mira të të dyja institucioneve, e të cilat do të kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve të SHKK-së”, thuhej në njoftim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *