Armando Broja, ylli i ri i Premier League, lë pas sulmues si Lukaku, Haverts etj
Armando Broja po kalon një moment magjik, sulmuesi kuqezi është kthyer në titullar të padiskutueshëm tek Southampton, status të cilin po e përforcon javë pas jave, me gola dhe paraqitje fantastike.
Talenti 20-vjeçar realizoi një tjetër perlë në javën e 17-të, në transfertë përballë Crystal Palace.
Me një goditje të bukur nga distanca, në minutën e 36-të, Broja realizoi golin e dytë për “shenjtorët”, por për fat të keq nuk mjaftoi për ti dhënë pikët e plota pasi sfida përfundoi në barazim 2-2.
Ky ishte goli i tij i katërt në Premier League, asnjë lojtarë tjetër nën moshën 20-vjeç nuk ka shënuar më shumë se sa Broja. Për ironi të fatit, Broja, pronë e Chelsea, ka shënuar më shumë gola se çdo sulmues që Tomas Thuchel ka në dispozicion: Lukaku 3, Havertz 2 dhe Timo Werner 1.
Të tre sulmuesit e bluve kanë shënuar vetëm 6 gola së bashku, shifra këto që mund të sjellin ndonjë lëvizje të papritur gjatë merkatos së janarit, ku talenti londinez mund të rikthehet në shtëpi.
Katër gola, po aq sa edhe Broja, kanë shënuar yje si Kevin de Bruyne, Foden, Sterling, Jorginho, Firminho e shumë të tjerë.
Rruga Press