Lajme

Vuçiç po bën ‘spastrim modern etnik’ ndaj shqiptarëve, thotë kryebashkiakia e Preshevës

YouTube player

Kryetarja e Bashkisë së Preshevës, Ardita Sinani shprehet se Serbia po ndjek një plan shkombëtarizues ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ndaj kërkon që qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës të koordinohen për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Gjatë një interviste për “Balkan Talks”, znj. Sinani tha se pushtet i Aleksandër Vuçiç është politikisht pushtet “nacionalist”, kulturalisht është “neokonservator” kurse ekonomikisht “neoliberal”.

“Vuçiç fshihet pas imazhit pro  evropian por realisht ushqen krijimin e një Serbie autoritare që shkel të drejtat e njeriut. Fatkeqësisht po përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike”, tha znj. Sinani.

Lexo më shumë  Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës

Për procesin e pasivisimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës ajo thotë se Komiteti i Helsinkit e ka cilësuar si “spastrim modern etnik me metoda administrative”.

Ajo nënvizoi se Serbia nuk po respekton marrëveshjen e vitit 2001 pas luftës për rikthimin e shqiptarëve dhe jo vetëm kaq por po nxit largimin e tyre të mëtejshëm.

Bëhet fjalë për rreth 6 mijë shqiptarë që nuk rezultojnë më në regjistrat e Serbisë. Ardita Sinani thotë se ky proces është më dinamik në Medvegjë, tashmë në Bujanovç por po rriten rastet dhe në Preshevë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti priti në takimin ambasadorin Sprecher: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *