Rekord infektimesh në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të variantit Omicron
Mbretëria e Bashkuar regjistroi 78.610 raste ditore me COVID-19 të mërkurën.
Ky është numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë pasi varianti i ri Omicron po përhapet shumë.
Kryeministri Boris Johnson deklaroi se duhen më pak se 2 ditë që numri i rasteve me Omicron të dyfishohet.
Ai u bëri thirrje njerëzve të marrin dozën përforcuese të vaksinës, e cila do t’u mundësonte më shumë mbrojtje kundër virusit. Më shumë se 650.000 injeksione përforcuese u kryen të martën (14 dhjetor), me më shumë se 45 përqind të të rriturve që u vaksinuan.
Rreth 81 për qind e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar të moshës 12 vjeç e lart janë plotësisht të vaksinuar.
Autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje njerëzve që të marrin masa paraprake, të testohen, të takohen në ambiente të hapura ku është e mundur, veçanërisht gjatë sezonit të Krishtlindjeve dhe të kenë përparësi ndërveprimet sociale që kanë vërtet rëndësi për ta.
Rruga Press