Lajme

Mbi 55 mijë persona tentuan të futeshin ilegalisht në BE nëpërmjet Ballkanit Perëndimor gjatë 2021

YouTube player

Mbi 55 mijë persona tentuan të hynin në vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2021 duke kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet Ballkanit Perëndimor. Qytetarët nga Siria, Afganistani dhe Maroku përbënin numrin më të madh të refugjatëve.

Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare, Frontex bën me dije se kjo shifër ka shënuar një rritje prej 138% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe një rritje prej 387% krahasuar me shifrat e vitit 2019.

Përgjatë vitit 2021 janë identifikuar në total 184.180 persona që tentuan të kalonin ilegalisht kufijtë e jashtëm të BE-së, duke shënuar një rritje prej 60 për qind në krahasim me shifrat e një viti më parë.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

22.450 persona u përpoqën të futeshin në vendet e Bashkimit Europian vetëm gjatë nëntorit të 2021, por u ndaluan në kufijtë e jashtëm të unionit. Kjo shifër ka pësuar një rritje prej 35% në krahasim më nëntorin e 2019, por është në të njëjtat nivele me muajin nëntor të 2021.

Frontex njofton se afro 8.000 njerëz u përpoqën të kalonin ilegalisht kufijtë lindorë të BE-së këtë vit, trembëdhjetë herë më shumë në krahasim me shifrat e vitit 2020.

Irakenët, afganët dhe sirianët, janë 3 kombësitë që u përpoqën më së shumti për t’u futur në vendet e BE-së nëpërmjet kufijve lindorë.

Lexo më shumë  Kurti: Arianit Besiri në moshën njëvjeçare u detyrua të largohet nga Kosova, sot është kryetar i komunës Morbach në Gjermani

Sakaq, gjatë 11 muajve të parë të këtij viti janë regjistruar rreth 64.400 kalime të paligjshme kufitare në rrugën e Mesdheut Qendror, nga të cilat personat rrugorë kanë tentuar të hyjnë në vendet e tjera të BE-së.

Tunizianët, egjiptianët dhe personat nga Bangladeshi ishin kombësitë kryesore të identifikuara në këtë rrugë.

Të dhënat e Frontex tregojnë se nga janari deri në nëntor, autoritetet identifikuan 18.764 kalime të paligjshme në rrugën e Mesdheut Lindor, duke shënuar një rënie prej 75 për qind krahasuar me shifrat e vitit 2019. /Euronews Albania/

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *