Lajme

Barnat veterinare nga vendet e botës së tretë ‘pushtojnë’ Shqipërinë

SHQIPËRI – Bazuar në ligjin për veterinarinë, çdo produkt mjekësor duhet të kalojë disa filtra para se të dalë për përdorim. Në nenin 85 të ligjit përcaktohet se pranohen për regjistrim produkte Mjekësore Veterinare që kanë certifikatë tregtimi në të paktën një prej vendeve të Bashkimit Evropian ose të pajisur me certifikatë nga Agjencia Evropiane e Vlerësimit të Baranave, EMA. Pra, e njëjta agjenci që certifikon barnat humane.

Lexo më shumë  Aftësitë e programimit në Shqipëri mbeten të ulëta, vetëm 11% e popullsisë zotëron njohuri kodimi në 2025

PMV lejohen të tregtohen vetëm pasi është miratuar certifikata regjistirimit në Shqipëri, dorëzohet dosja, ka një komision dhe vetëm pas kësaj lejohet. Filimisht autorizimi tregtimit jepet për 5 vite e në rast përsëritje, pastaj është pa afat” u shpreh Altin Telo, Ish-drejtor i Shërbimit Veterinar.

“Sigurisht që mjekësia veterinare ka të njëjtat rregulla me mjekësinë humane edhe sa i përket indikacioneve për antibiotiket duhet të mendojë dyfish, jo vetëm për kafshën por edhe produktin që prodhon dhe ku do shkojë, ku është zinxhiri fundor, efektet në jetën e njeriut dhe sidomos në brezat e ardhshëm”, u shpreh Zihni Sula, Profesor i Toksikologjisë.

Lexo më shumë  Modernizim dhe efikasitet më i lartë: FSK-ja pajiset me veshmbathje dhe pajisje të avancuara

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *