Bota

Historike / Një grua do të drejtojë Departamentin më të madh të Policisë në Nju-Jork

SHBA – Keechant Sewell do të jetë gruaja e parë, e cila do të drejtojë departamentin më të madh të policisë në Nju-Jork. Sipas Kryebashkiakut Eric Adams, Sewell ishte dëshmuar si luftëtare e krimit dhe ju ofron sigurinë që meritojnë njujorkezëve.

“Keechant Sewell është një luftëtare e provuar ndaj krimit me eksperiencë dhe inteligjencë emocionale për të ofruar si sigurinë që kanë nevojë njujorkezët dhe drejtësinë që ata meritojnë. Shefe Sewell do të zgjohet çdo ditë me fokusin për të ruajtur sigurinë e njujorkezëve dhe për të përmirësuar qytetin tonë, dhe unë jam i emocionuar që e kam atë në krye të NYPD”, tha kryebashkiaku.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Adams premtoi forcimin dhe reformimin e departamentit të policisë mes shqetësimeve për një rritje të krimit të dhunshëm kohët e fundit. Sewell do të marrë përsipër një departament që po përpiqet të zvogëlojë një rritje befasuese të dhunës, përdorimit të armëve dhe vrasjeve që nga pranvera 2020.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *