“Ura e Zogut” rrezikon të shembet, aktivistët: Reagimet nga institucionet shqiptare kanë qenë zero
Shktërrimin e Urës së Zogut mbi lumin Mat të paralajmëruar nga media me dhjetëra herë, e kanë konfirmuar edhe organizatat e huaja që merren me trashëgiminë kulturore.
Europa Nostra dhe Instituti i Bankës Europiane të Investimeve në një vendim të fundit kanë lëshuar alarmin për Urën e cila rrezikon seriozisht të shembet.
E klasifikuar si monument kulture i kategorisë së parë ajo është futur në listën e 12 siteve më të kërcënuara të trashëgimisë kulturore në Europë.
“Shpresojmë që në pranverë të vitit që vjen të kemi një rezultat më të mirë që Ura e Zogut të kalojë në 7-shen e monumenteve më të rrezikuara në Evropë për të cilën do mund të ketë edhe një financim nga Europa Nostra.”
Aktivistet kërkojnë që shteti shqiptar të ndalojë masakrën që po i bëhet nga shfrytëzimi pa kriter i Lumit Mat.
“Reagimet nga institucionet shqiptare kanë qenë zero, të paktë n të marrin një herë të vetme një vendim ku të mos lejojnë më kompani që të marrin inert nga shtrati i lumit të Matit,” tha aktivisti Elton Laska.
Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 ndërsa ajo është e veçantë për shkak të harqeve të saj, ndërsa në kohën e ndërtimit, ka qenë një prej rrugëve kryesore që lidhnin Shqipërinë e Mesme me atë të Veriut.
Afro 1 vit më parë një këmbë e urës u fundos dhe si shkak besohet se është shfrytëzimi pa kriter i shtratit të lumit Mat për nxjerrje inertesh.
Rruga Press