Bota

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon rënie të kërkesës botërore për naftë

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njofton se do të ketë rënie të kërkesës botërore për naftë, për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19.

Sipas “Raportit të Tregut të Naftës” të IEA-së, rritja e rasteve me COVID-19 pritet të ngadalësojë kërkesën, veçanërisht kërkesën për transportin ajror dhe karburantin e avionëve.

Lexo më shumë  Ukraina do të prodhojë dronë në Gjermani në sasi industriale

Për shkak të ngadalësimit të përmendur, agjencia uli parashikimin me 100 mijë fuçi për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, krahasuar me raportin e mëparshëm.

Kërkesa për naftë pritet të arrijë në afërsisht 96 milionë fuçi këtë vit, me një rritje prej 5.4 milionë fuçi në ditë krahasuar me vitin e kaluar.

Vitin e ardhshëm, kërkesa pritet të kthehet në nivelet e para pandemisë duke arritur në 99.5 milionë fuçi me një rritje prej 3.3 milionë fuçi në ditë.

Lexo më shumë  Presidenti Trump: "Harku i Triumfit" që po ndërtojmë do të jetë më i bukur se ai francez

Në vitin 2020, raporti thekson se kërkesa për naftë e cila u ul në 90.8 milionë fuçi në ditë, në vitin 2019 ishte 99.5 milionë fuçi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *