Lajme

PD çon në gjykatë ndryshimet në statutin e PD-së në Kuvendin e 17 korrikut

Partia Demokratike ka depozituar pranë Gjykatës së Tiranës kërkesën për pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të partisë dhe organeve të reja, të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të 17 korrikut.

Kërkesa e PD është regjistruar në gjykatë dhe do t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor.

Ky vendim ka ardhur vetëm pak orë pas deklaratës së Sali Berishës, i cili nga selia blu tha se ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e 11 dhjetorit “ishin rrugës” për në Gjykatë. Kjo deklaratë ka vënë në lëvizje PD-në zyrtare dhe çështja është regjistruar dhe shortuar pranë kësaj gjykate dhe i ka kaluar gjyqtares Blerina Muça.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *