Negociatat për anëtarësim, mblidhet në Bruksel Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme
Mundësia e fundit për një vendimmarrje mbi procesin e zgjerimit për vitin 2021, janë dy takimet që do të zhvillohen sot në Bruksel kur mblidhet Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe më 16-17 dhjetor kur mblidhet Këshilli Evropian.
Në agjendën e takimit të sotëm një ndër çështjet që do të bisedohet është edhe zhvillimi i Konferencës së Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri.
Të dy këto takime të institucioneve të BE-së janë tepër të rëndësishme për vendimmarrjen mbi ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë.
Bullgaria është shprehur se do të vazhdojë të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndërsa sa i përket Shqipërisë, Sofja ka shprehur dakordësinë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Rruga Press