Lajme

Çfarë është NFT dhe pse mund të jetë e ardhmja e internetit?

Një NFT sapo u shit për plot $69 milionë dollarë para 6 ditësh. Çfarë janë NFT-të dhe pse po kthehen në temën e ditës dhe investimin më të ri në botën virtuale?

Kriptovalutat kanë nisur të njihen nga qeveri të shumta rreth e rrotull globit si dhe të pranohen nga shumë kompani madhore. Kriptomonedhat si Bitcoin dhe Ethereum, kanë kontribuuar në krijimin e aseteve digjitale. Një prej këtyre aseteve është edhe NFT.

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2020, shitjet e tyre kishin arritur €12.1 milionë euro. Kjo industri e re e cila kombinon teknologjinë dhe artin, ka pësuar një rritje marramendëse duke kapur shifrën e €9.4 miliardë eurove gjatë këtij çereku të fundit të vitit 2021.

Çfarë është një NFT?  

Akronimi NFT, i cili ka marrë famë në botën financiare po aq sa në skenën artistike, do të thotë non-fungible token ose në gjuhën shqipe, monedha të pakëmbyeshme – pak a shumë si xhetona. Por ç’do të thotë kjo?

NFT-të janë njësi unike digjitale të cilat provojnë ose certifikojnë pronësinë e aseteve digjitale.

Këto njësi nuk mund të kopjohen, zëvendësohen apo të ndahen në pjesë të veçanta, dhe ato ruhen në një arkivë apo regjistër digjital të njohur si blockchain – pra, e njëjta teknologji që qëndron prapa kriptovalutave si Bitcoin.

U hutuat? Lexoni më tej.

Me anë të këtyre ‘xhetonave’, një vepër arti digjitale apo edhe thjesht një foto, madje edhe një artikull apo pjesë muzikore, kthehet në një vepër autentike, që ka një autorësi dhe detyrimisht edhe një autor. Dhe me autorin, vijnë edhe të drejtat e autorit. Harroji ditët kur thjesht kopjoje një foto dhe e përdorje atë kudo kishe dëshirë! Qetësohuni, nuk ka ardhur ajo ditë. Të paktën, ende jo.

Lexo më shumë  Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një lajm i mirë për qytetarët tanë

Sidoqoftë, për krijuesit ky është një lajm tejet i mirë. Tashmë, veprat e tyre mund të mbrohen, dhe ata të paguhen sa herë që vepra e tyre përdoret.

Kjo mund të jetë e ardhmja jo shumë e largët e internetit. Dhe njerëzit kanë nisur që tani, të investojnë miliona dollarë për një NFT të vetme.

Si funksionon?

Deri para ardhjes së NFT-ve, arti digjital nuk kishte vlerë në të njëjtin nivel si një kryevepër e Monet apo Picasso-s. Arsyeja e vetme për këtë është fakti se arti digjital mund të kopjohet fare thjesht me një klikim të vetëm, duke e bërë praktikisht të pamundur të dallohet nga origjinalja.

Me ardhjen e NFT-së, veprat do të jenë praktikisht të kyçura, pasi programe të caktuara kanë mundësi t’i skanojnë ato dhe të dallojnë edhe midis dy fletësh të bardha! Po, po. Edhe nëse do të krahasohen dy fletë apo dokumente të bardha, ky program mund të dallojë mes tyre me anë të kodit specifik të secilës apo NFT-së.

NFT-ja më e shtrenjtë

Mijëra NFT shiten çdo ditë. Njësoj si në rastin e ankandeve të veprave tradicionale, sa më e rrallë të jetë vepra, aq më i lartë çmimi.

Lexo më shumë  Lista Serbe nuk çertifikohet nga KQZ-ja si pjesmarrëse në zgjedhje

Një koleksion prej 10,000 veprash nga Cryptopunks sapo është shitur për €472 milionë euro. Këto lloj shifrash marramendëse dëshmojnë potencialin e shitjeve të NFT-ve në të ardhmen jo-dhe-aq të largët.

Përse shumë njerëz po investojnë tek NFT-të?

Mbase deri tani do ta keni pyetur veten, përse do të investonte dikush në diçka që mund të kopjohet lehtësisht? Disa nga NFT-të më të shtrenjta po përdoren si foto profili nga shumë persona nëpër rrjete sociale për të treguar status, në të njëjtën mënyrë se si njerëzit e biznesit mbajnë një orë të shtrenjtë.

Shumë njerëz nëpër botë po investojnë në NFT për t’u bërë pjesë e një komuniteti online. Duke blerë një NFT, ata mund të fitojnë akses në përmbajtje ekskluzive apo koncerte live.

Një NFT e vetme mund të shitet e të blihet shumë herë por blerësi duhet të paguajë një shifër honorar për pronarin origjinal të veprës – përgjithësisht rreth 10%.

Dhe së fundmi, edhe pse vjen me shumë pikëpyetje dhe boshllëqe, kjo prurje e re e botës digjitale ka sjellë me vetë një interes masiv, i cili nuk dihet ende nëse është thjesht një trend i përkohshëm, apo e ardhmja e vetë mënyrës se si do detyrohemi të përdorim internetin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *