Ministria e Bujqësisë/Ngatërron Vjosën me Semanin, Krifca bën gafën e radhës
BERAT– Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca pavarësisht se drejton një digaster që fokusohet në shtrirjen dhe pozicionin gjeografik në vend, nuk është aspak e informuar mbi këtë gjë. Në një postim në Facebook, Krifca ka dashur të ndajë me publikun normalizimin e situatës në Samaticë të Beratit.
Por, Krifca ka ngatërruar emrin e lumit që përshkon këtë zonë. Në postimin fillestar ministrja shkruan se gjithçka është kthyer në normalitet pas daljes së lumit Vjosë. Ka qenë një komentues ai që I ka tërhequr vëmendjen Krifcës dhe i ka shkruar se në fakt në këtë zonë të Beratit kalon Semani.
Për rrjedhojë, ministrja e Bujqësisë ka edituar tekstin e postimit duke mos përfshirë asnjë lum për të mos bërë gafa të tjera. Krifca bëri xhiron e rrjetit që në momentin kur tha se duhet hapur një akademi barinjsh në vendin tonë.
Rruga Press