Lajme

Bilanci i Covid në Kosovë/ 8 persona të infektuar dhe asnjë humbje jete

Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi ndërsa numri i të shëruarve është shtatë qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 8 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Shifra bazohet në 2.496 mostra të testuara.

Lexo më shumë  Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Në 24-orëshin paraprak fatmirësisht nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi ndërsa numri i të shëruarve është 7 qytetarë. Raste aktive aktualisht janë 323.

Njoftimi i MSH-së:

Nga 2.496 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.898. Në total numri i rasteve aktive është 323.

Rruga Press

Lexo më shumë  “Reuters”: Qeveria shqiptare e akuzuar për korrupsion, jep 4 mln € për koncertin e Kanye West

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *