Lajme

Mbërrin ACARI!Temperatura deri në -5°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

TIRANË– Reshjet e shiut janë pakësuar dhe janë ndërprerë në shumë zona duke sjellë përmirësim në moti. Mirëpo, pas reshjeve të shiut vendin po e zënë ngricat dhe acari. Në qarkullim do të ketë masa ajri të ftohta të cilat do të sjellin kryesisht rënie temperaturash me më së shumti ngrica përgjatë akseve rrugore.

Lexo më shumë  Në Kosovë, u shkarkua me urdhër të Kurtit, Rama e emëroi në krye të SHISH në vitin 2023. “Shkëlqimi” dhe “rënia” e Vlora Hysenit pas masës së dhënë nga SPAK

Në zona të thella malore dëbora parashikohet të mbesë e grumbulluar si shkak i temperaturave të ulta.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit ulen sërish ndjeshëm në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -5°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë mbi 4 ballë.

Lexo më shumë  SPAK urdhëron kontrolle te banesa e ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *