Bota

Britania kërkon unitet në takimin e G7-s për “sjelljen e rrezikshme” të Rusisë

Diplomatët e lartë të Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara, G7, janë mbledhur në Britani duke kërkuar unitet kundër agresorëve globalë për krizën pas qëllimeve të Rusisë mbi Ukrainën.

Britania e Madhe po kërkon konsensus nga këto vende për përgjigje ndaj sjelljes së Rusisë, siç e ka quajtur “sjellje të rrezikshme”, dhe mbi tensionet me Kinën dhe Iranin.

Lexo më shumë  Gjermania ofrohet të ngrejë linja prodhimi në Evropë për raketat Patriot

“Duhet të mbrojmë veten kundër kërcënimeve në rritje nga akterë armiqësorë”, ka thënë sekretarja britanike Liz Truss, para takimit me ministrat e jashtëm nga Britania, SHBA-ja, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia. “Duhet të bëhemi bashkë fuqishëm për të qëndruar para agresorëve që po kërkojnë të limitojnë kufijtë e lirisë dhe demokracisë, raporton AP.

Truss dhe Blinkeni u takuan më herët dhe shprehën shqetësimin për trupat ruse në kufirin me Ukrainën.

Lexo më shumë  Kryetari i Presidencës së BiH në OKB: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia është i papranueshëm, Republika Srpska kërcënon paqen

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *