Bota

Gjermania e bën të detyrueshëm vaksinimin për punëtorët shëndetësorë

Gjermania ka miratuar të premten (10 dhjetor) ligjin që obligon punëtorët shëndetësorë të vaksinohen kundër COVID-19.

Vendimi që u votua në Bundestag kërkon që stafi i spitaleve, zyrave të doktorëve e shtëpive të kujdesit, të jenë të vaksinuar plotësisht deri në mes të muajit mars të vitit 2022.

Ky vendim vie pas vendimeve të ngjashme nga Franca, Italia, Britania e Madhe dhe Greqia.

Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach që mori pozitën këtë javë me qeverinë e re të udhëhequr nga Olaf Scholz, i kërkoi deputetëve nga spektre të ndryshme politike që të aprovojnë masën për grupet e ndjeshme.

“Pandemia është një mision për të gjithë ne, ky nuk është një moment për politika të partive”, i tha ai deputetëve para votimit.

Lexo më shumë  BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

Ai tha se shpreson që Gjermania mund të thejë një valë të katërt të infektimeve deri në fund të muajit në mënyrë që njerëzit të mund të vizitojnë familjet e tyre për festa.

“Kjo është ajo për të cilën po luftojmë”, tha ai, duke theksuar se duhet të ndalojnë shpërndarjen e variantit Delta si dhe variantit Omicron.

Scholz që mori pushtetin të mërkurën (8 dhjetor) ka dalë fuqishëm pro vaksinimit të detyrueshëm pasi fushata vullnetare nuk ishte e suksseshme me më pak se 70 për qind e popullsisë të vaksinuar plotësisht.

Lexo më shumë  BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

Rreth 21 për qind e popullatës kanë marrë një dozë përforcuese.

Nëse qeveria e zgjeron urdhëresën te popullata e gjerë do të thotë ndjekje e shembullit të shtetit fqinj, Austrisë që po e bën vaksinimin e detyrueshëm nga shkurti i vitit 2022.

Qeveria e kaluar e udhëhequr nga Angela Merkel gjithmonë e ka përjashtuar vaksinimin e detyrueshëm.

Gjermania arriti numër rekord të infektimeve prej 61,288 raste të reja në 24 orët e fundit të premten (10 dhjetor) si dhe 484 vdekje, sipas Institutit Robert Koch./REL 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *