Rikthehen reshjet të shtunën, java e ardhshme me temperatura nën 0ᵒC
-9ᵒC pritet të regjistrojnë temperaturat në zonat e thella malore, kurse në Lezhë dhe Shkodër termometri pritet të regjistrojë -1ᵒC.
Temperaturat do të ulen sërish në ditët e ardhshme duke kaluar poshtë 0 ᵒC. Sinoptinaknia Lajda Porja deklaroi në emisionin “Vila 24” se dita e nesërme do të karakterizohet nga reshjet e shiut, ndërsa të dielën moti do të kthjellohet.
Lexo më shumë Ish-kryetari i Partisë Demokratike angazhon Stryk Global për të magjepsur Uashingtonin
Duke nisur nga e hëna, termotetri do shënojë temperatura nën 0ᵒC. Në zonat malore temperaturat do shënojnë vlerën më të ulët -9ᵒC, ndërsa në Lezhë dhe Shkodër termometri do regjistrojë -1ᵒC. Për rrjedhojë do të shtohen reshjet e dëborës dhe ngricat.
Kushtet atmosferike ndikohen nga valët e të ftohtit siberian që po qarkullon në rajonin ballkanik.