Lajme

Në mbrëmje do të fillojnë reshje të dendura shiu, rrezik për përmbytje në jug të vendit

E gjithë pjesa jugore e Shqipërisë rrezikon përmbytjet duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Referuar të dhënave nga Meteoalb si edhe stacioneve europiane të Meteorologjisë, pritet një rritje e ndjeshme e intensitetit të shirave menjëherë pas mesnatës së sotme në trekëndëshin mes Vlorës-Gjirokastrës dhe Përmetit.

Reshjet do të kenë një intensitet të lartë duke bërë të bjerë më shumë se 300 mm shi në këtë rajon.

Lexo më shumë  Me heqjen e masave Kosova përfiton 205 mln euro nga BE-ja në fund të janarit

Rrezik për përmbytje paraqesin Vlora, Gjirokastra si edhe zonat pranë lumit Drinos.

Fenomeni i pazakontë do të shkaktohet për shkak të masave ajrore që vijnë nga Siçilia në Itali, të cilat pasi të përplasen në tokë në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë do të konvertohen në reshje të dendura shiu, si një asnjë zonë tjetër në Europë gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.

Lexo më shumë  Murati: Mbi 4 mijë euro mbështetje për nënat e reja në vitin e parë, mbi 20 mijë euro për secilin fëmijë deri në moshën 16 vjeç

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *