Lajme

Rrëshqitje masive dherash në Përmet, masivi shkëmbor bllokon aksin Këlcyrë-Sukë

PËRMET – Edhe Përmeti është goditur nga moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin. Mësohet se ka pasur probleme të shumta në segmentin rrugor Këlcyrë – Sukë, i cili është bllokuar në vendin e quajtur Ujëvara, për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe një masivi shkëmbor.

Firma kontraktore, përgjegjëse për mirëmbajtjen e këtij aksi, është lajmëruar për të pastruar dhe hapur rrugën për qarkullimin e mjeteve. Ndërkohë që Bashkia e Dropullit, Njesia Administrative Pogon ka mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq.

Lexo më shumë  Shqipëria, ndër më të shtrenjtat në botë për të blerë shtëpi në raport me pagat

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *