Rrëshqitjet e dheut në Durrës bllokojnë rrugët, nxënësit shkojnë në këmbë në shkollë
DURRËS – Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh, kanë sjellë probleme të shumta edhe në Qarkun e Durrësit, ku mësohet se gjatë natës janë shtuar rrëshqitjet në rrugën Lalëz – Bizë të Njësisë vendore të Ishmit.
Rrëshqitjet janë vërejtur në tre sektorë të kësaj rruge, duke bërë që të ndërpritet edhe udhëtimi i nxënësve me autobusët e shkollës, duke bërë që ta përshkojnë këtë rrugë në këmbë. Në këtë aks, mund të kalojnë vetëm mjetet e vogla.
Ndërkohë, lumenjtë Ishëm dhe Erzen janë fryrë në zona të caktuara, por deri më tani nuk janë konstatuar dalje nga shtrati, ndërsa situata vijon të monitorohet me kujdes nga instancat përkatëse.
Rruga Press