Lajme

Varfëria energjetike, 55% e atyre mbi 65 vjeç nuk kanë ngrohje të përshtatshme në shtëpi

Shumica e atyre që kanë moshën 65 vjeç ose më sipër dhe jetojnë të vetëm nuk arrijnë dot të përballojnë ngrohje të përshtatshme në shtëpi për shkak të kushteve ekonomike.

Një raport i publikuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë për varfërinë energjetike merr në analizë një sërë vendesh ku ndër të tjera edhe Shqipërinë nga ku rezulton se një grup jo i vogël individësh janë të prekur nga ky aspekt.

“Përqindja e familjeve që nuk janë në gjendje të mbajnë shtëpinë e tyre të ngrohtë në mënyrë të përshtatshme bie kur të gjithë familjarët merren në konsideratë.

Shifra tregon se pjesa më e lartë e familjeve që nuk janë në gjendje të mbajnë shtëpinë e tyre të ngrohtë në mënyrë të përshtatshme janë ato me një person të rritur 65 vjeç ose më shumë dhe ku rezulton se 55% e familjeve me këtë profil nuk janë në gjendje ta mbajnë shtëpinë e tyre të ngrohtë në mënyrën e duhur. Në të njëjtën kohë, 37% e të gjitha familjeve nuk janë në gjendje të mbajnë shtëpinë e tyre të ngrohtë në mënyrë duhur” thuhet në raportin e Sekretariatit.

Lexo më shumë  BE heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë miliona euro në fillim të 2026

Studimi ka analizuar të dhënat mbi pamundësinë për të mbajtur ngrohtë një familje me të ardhura nën 60% të të ardhurave mesatare të ekuivalizuara dhe kap familjet më të prekura.

Shifrat tregojnë se familjet me femra beqare përballen me vështirësitë më të mëdha për të mbajtur shtëpitë e tyre të ngrohta ku 71% e familjeve femra beqare në vitin 2019 nuk ishin në gjendje të mbanin shtëpitë e ngrohta. Në mënyrë të ngjashme, megjithëse me vlera pak më të ulëta vërehen situate edhe kur kemi një të rritur me një fëmijë në ngarkim ose siç u nënvizua me një të moshuar.

“Këto rezultate tregojnë në finale se ndoshta familjet me prind të vetëm, pensionistët e vetëm dhe familjet me një person të vetëm përballen me vështirësitë më të mëdha në mbajtjen e shtëpive të tyre të ngrohta. Në përgjithësi, 54% e familjeve me të ardhura më poshtë 60% të të ardhurave mesatare të ekuivalizuara kishin vështirësi në mbajtjen e shtëpive të tyre të ngrohta në vitin 2019” thuhet në studim.

Lexo më shumë  Osmani takon Kallas: Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë

Dokumenti analizon edhe familjet që përballen me çatitë apo dritaret e dëmtuara ku një pjesë jo e vogël e familjeve të profilit që nuk kishin ngrohjen e përshtatshme binin edhe në këtë kategori.

Nga të dhënat e përpunuara raporti nënvizon se 37 për qind e familjeve shqiptare bëjnë pjesë në atë që quhet varfëri energjetike duke mos pasur mundësi të kenë ngrohje dhe kushte optimale në shtëpitë e tyre. Kjo llogaritet në mbi 272 mijë familje. Duke qenë se të dhënat zyrtare mungojnë nga ana e Sekretariatit është nënvizuar nevoja që Instituti i Statistikave të ketë një matje edhe për këtë aspekt./Monitori

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *