Bota

Bill Gates parasheh se kur do të marrë fund koronavirusi

Faza “akute” e pandemisë së coronavirusit do të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm, kështu të paktën parashikon në blogun e tij themeluesi i kompanisë amerikane Microsoft, Bill Gates, i cili e quajti variantin e ri të coronavirusit Omicron “brengosës”.

“Ndoshta nuk është e mençur që po i parashikoj gjërat, por mendoj që faza akute e pandemisë do të përfundojë në një moment gjatë vitit të ardhshëm”, ka shkruar miliarderi amerikan në blogun e tij.

Kompanitë farmaceutike edhe në të kaluarën kanë pasur probleme të mëdha për të shitur vaksinat e tyre për grip, pasi kanë pasur shkallën e ulët të efikasitetit, krahasuar me vaksinat e tjera – dhe pikërisht për këtë shkencëtarët duhet të parashikojnë se cili variant i virusit do të jetë më i përhapur në një periudhë të caktuar kohore.

Lexo më shumë  SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

Megjithatë, Gates ka një qëndrim të fuqishëm kur është fjala për terapitë, dhe pretendon se gjiganti farmaceutik Merck së fundmi ka marrë miratimin nga FDA që ilaçi i saj kundër virusit molnupiravir, që tu rekomandohet personave me rrezik të lartë nga coronavirusi.

Ky ilaç “dukshëm zvogëlon gjasat për hospitalizim apo vdekje nga COVID-19”, ka shkruar Gates.

Ai pranoi se pavarësisht prodhimi masiv të vaksinave kundër coronavirusit në mbarë botën, shumë njerëz po vdesin nga COVID-19 edhe këtë vit, madje më shumë sesa një vit më herët, duke pranuar se përmirësimi i situatës këtë vit “nuk ka qenë” ai që Gates kishte pritur.

Ndryshe pasuria e Gates gjatë kohës së pandemisë është rritur në 137 miliardë dollarë (njeriu i katërt më i pasur në botë).

Ai e ka cilësuar shfaqjen e Omicronit si “brengosës”, por thekson se “bota është e përgatitur më mirë për luftën kundër ndonjë varianti potencial”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *