Bota

‘Pekin 2022’, Kina kërcënon: “SHBA dhe aleatët e saj, do ta paguajnë bojkotin”

KINE – Kina, vendi organizator i Lojërave Olimpike Dimërore ‘Pekin 2022’, ka përsëritur kundërshtimin e saj ndaj ‘politizimit të sportit’ nga Shtetet e Bashkuara, Australia, Anglia dhe Kanadaja, pasi vendet e lartpërmendura kanë vendosur të bojkotojnë diplomatikisht Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

Kinezët u kanë dërguar një paralajmërim të qartë këtyre vendeve, duke thënë se do të paguajnë çmimin e zgjedhjes së tyre.

Lexo më shumë  Sulme masive ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, Zelensky i quan “johumane”

“Sporti nuk ka të bëjë fare me politikën. Lojërat Olimpike Dimërore nuk janë një skenë për qëndrime politike,”- ka deklaruar sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin, gjatë një konference ditore për shtyp, raportoi transmetuesi kinez CGTN.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *