Bota

Morën pjesë në festë/ 70 mjekë të spitalit spanjoll infektohen me COVID-19

SPANJË- Rreth 70 mjekë dhe infermierë të cilët, punojnë në njësinë e kujdesit intensiv në një spital spanjoll kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. CNN raporton se mjekët u infektuan pasi morën pjesë në një festë Krishtlindjesh.

Sipas informacioneve në festë ishin të pranishëm 173 persona, ku 70 prej tyre u infektuan. Autoritetet njoftuan se personat që rezultuan pozitivë me Covid-19 kishin të gjithë teste antigjeni ose vaksinime të treta përforcuese përpara se të merrnin pjesë në festë.

Lexo më shumë  Konferenca e Munihut hapet me paralajmërimin e Merzit se “rendi i bazuar në rregulla" nuk ekziston më

Autoritetet shëndetësore shprehen se është një situatë e frikshme dhe po hetojnë burimin e infeksionit. Deri tani dyshohet se një burim i mundshëm infeksioni mund të ketë qenë një vakt i madh ushqimi për stafin e spitalit. Të infektuarit kanë shfaqur simptoma të lehta.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Mbi 75 avionë në bord - Aeroplanmbajtësja më e madhe amerikane niset drejt Lindjes së Mesme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *