Testi i drogës, ish-drejtuesi i Policisë: S’ pati garë për përzgjedhjen e laboratorit
Ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdërmataj u shpreh për emisionin ‘Mirëmëngjes’ në Euronews Albania se testi i drogës për efektivët është një proces me shumë dyshime.
Sipas tij duhet të ketë një procedurë të qartë për testimin e policëve, duke nënvizuar se nuk mund të mbyllet gjithë ky cikël vetëm me një laborator.
Ai theksoi se nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit nuk pati garë për përzgjedhjen e laboratorit.
“Ligji i Policisë së shtetit e ka të qartësuar se kur një punonjës policie largohet nga strukturat e policisë. Me vendim gjykate 90% e tyre do të kthehen në punë”, tha ai.
Z. Hajdamataj theksoi se nuk ka rehabilitim psikologjik për policët që largohen nga detyra për shkak të testit të drogës. euronews
Rruga Press