Lajme

Dhuna ndaj grave, Ambasadori Britanik: ” Të forcohet roli i institucioneve”

18 vajza e gra janë vrarë  gjatë këtij viti në Shqipëri. Vrasja e qëllimshme nga burrat apo partnerët ndodh sepse ato janë gra dhe shihen si të pambrojtura. Në ditët kushtuar aktiviteteve kundër dhunës ndaj grave, thirrja për mbrojtjen dhe respektimin e tyre vjen nga një burrë.

Ambasadori I Mbretërisë së Bashkuar ne Tiranë ka zgjedhur të përcjellë në shqip mesazhin për gratë dhe burrat. “Shpreh solidaritetin për të gjitha gratë në Shqipëri që i kanë mbijetuar dhunës me bazë gjinore. Ka njerëz që ju besojnë, hapjuni atyre! Dhuna me baze gjinore nuk përfundon pa reflektimin dhe punën e burrave”, tha Alastair King-Smith.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

Në aktivitetin kundër dhunës ndaj grave, ambasadori britanik tregon për A2 CNN se barazia gjinore në Mbretërinë e Bashkuar është prioritet. Ai u bën thirrje institucioneve përgjegjëse në Shqipëri të forcojnë rolin e tyre për të sjellë ndryshimin e duhur.

Në vendin tonë, 1 në 2 gra përjeton njëlloj dhunë gjatë jetës së saj, përfshirë dhunën në familje ose atë seksuale. Por 26% e femrave në Shqipëri të moshave 18-74 vjeç besojnë se është turp të flasësh apo të denoncosh dhunën seksuale. Ndërkohë shifrat e  grave që humbin jetën nga dhuna e burrave janë kambanë alarmi për shoqërinë dhe institucionet përgjegjëse.

Lexo më shumë  Prokuroria i ngren aktakuzë për falsifikim të dokumenteve zyrtare Nexhat Fazliut, teksa “gazetari” Mehmetaj tentoi ta manipulojë opinionin publik duke e shpallur “hero”
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *