Studimi/ Zbulohet përforcuesi që mund të rrisë imunitetin pas vaksinimit me Pfizer, fut në “lojë” qelizat që shkatërrojnë infeksionin
Përdorimi i vaksinës Johnson & Johnson, si një përforcues për njerëzit të cilët janë vaksinuar tashmë me dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, prodhon një përgjigje të fortë imunitare dhe mund të bëjë më shumë për të nxitur mbrojtjen kundër formave të rënda të Covid-19, raportuan studiuesit anglez të dielën.
Studimi i tyre me 65 vullnetarë, të cilët fillimisht morën dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, tregoi se përdorimi i vaksinës Johnson & Johnson si përforcues, prodhoi një përgjigje më të ngadaltë, por më të qëndrueshme të antitrupave kundër llojit origjinal të virusit, si dhe ndaj varianteve Delta dhe Beta, si dhe varianteve të tjera.
Sipas CNN pas katër javësh nga marrja e dozave të Pfizer, nivelet e antitrupave filluan të bien, ndërkohë që tek personat të cilët morën një dozë të Johnson & Johnson si përforcues, antitrupat vijuan të rriteshin.
Gjithashtu u vërejt se u rrit dhe numri i qelizave imune të quajtura qeliza T CD8.
Antitrupat janë linja e parë e mbrojtjes imune që mund të ndalojë një virus nga infektimi i qelizave, ndërsa qelizat T CD8 hyjnë më vonë në “lojë” dhe shkatërrojnë qelizat e infektuara. Mbrojtja e ofruar nga qelizat T nuk parandalon infeksionet e lehta, por mund t’i ndalojë ato të përparojnë në sëmundje të rënda.
Studimi nuk përfshin variantin Omicron, por drejtuesja e këtij hulumtimi tha se gjetjet mund të jenë të rëndësishme për gjetjen e mënyrave për të luftuar dhe variantin e fundit.
“Për variante të tilla si Omicron, që mund të shmangin pjesërisht përgjigjet e antitrupave, përgjigjet e qelizave T CD8 mund të jenë veçanërisht të rëndësishme për mbrojtjen”, tha për CNN Dr. Dan Barouch nga Beth Israel Deaconess Medical Center dhe Harvard Medical School, i cili drejtoi ekipin e studimit.
Rruga Press