Lajme

Mehaj uron Shqipërinë në Ditën e Forcave të Armatosura: Sukseset tuaja janë edhe tonat

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ka dërguar letër homologut të tij shqiptar me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Mehaj thotë se mbrojtja dhe përdorimi i Forcave të Armatosura kanë qenë domosdoshmëri në sfidat e mëdha për mbijetesën e shtetit shqiptar.

Mehaj në letrën e tij ka thënë se e ardhmja e forcave të të dyja vendeve është natyrshëm e përcaktuar nga niveli i koordinimit dhe sinkronizimit të objektivave.

Lexo më shumë  Hajdari: Marrëveshja me EFTA-n e bën Kosovën destinacion për investime

“E ardhmja e forcave e tona qoftë në procesin e integrimeve euroatlantike, qoftë në zhvillimin e avancimin e aftësive e kapaciteteve ushtarake, është natyrshëm e përcaktuar nga niveli i koordinimit dhe sinkronizimit të objektivave tanë. Qoftë në relacionet tona vëllazërore, qoftë në relacione ndërshtetërore, qoftë edhe në proceset rajonale të iniciativave e programeve rajonale të mbrojtjes dhe sigurisë. Prandaj, sukseset tuaja si gjithmonë jane edhe suksese tona. Suksese të përbashkëta që do të forcohen edhe më në misione të përbashkëta, përkrah aleatit tonë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë”, ka shkruar Mehaj.

Lexo më shumë  Katër shtete heqin tarifat doganore për produktet industriale dhe për shumicën e produkteve bujqësore për Kosovën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *