Argument

Protestuan para rafinerisë së Ballshit, policia procedon naftëtarët. Mbahen koncerte, të gjithë janë të lumtur

Policia vijon me procedimet e naftëtarëve të cilët protestuan sërish ditën e djeshme duke kërkuar pagat e prapambetura dhe ndaljen e çmontimit, që sipas tyre, po bëhet në uzinën e Ballshit.

Këtë të Shtunë policia njoftoi nisjen e procedimeve për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” e kryer në bashkëpunim, për: S. D., 50 vjeç; Gj. S., 55 vjeç; G. D., 65 vjeç dhe A. B., 49 vjeç, banues në Mallakastër.

Lexo më shumë  Deklaratë dëshpëruese tipike grenelliane me i ndihmu dikujt që në zgjedhje ka me pasë problem me e kalu edhe pragun

“Te ura para uzinës së përpunimit të naftës në qytetin e Ballshit u grumbulluan rreth 40 persona të cilët kanë bllokuar rrugën për në hyrje të uzinës dhe personat e sipërpërmendur janë identifikuar si persona organizator në këtij grumbullimi”, njoftoi policia.

Naftëtarët prej kohësh janë ngritur në protesta për kushtet e punës, pagat e pa marra, ose për privatizimin e kompanive. Policia, shteti i procedon naftëtarët për grumbullim të paligjshëm. Ndërkohë vetë pushtetarët organizojnë tubime, koncerte, masat anti covid nuk respektohen në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Lexo më shumë  Shtetit i duhet një kryeministër që e largon Serbinë nga Kosova apo një që bëhet i dëgjueshëm i Grenellit dhe e kthen Serbinë në Kosovë?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *