Po pres gjykimin e asociacionit: a po e linçoj me postimin tim?
Profesori i filozofisë Elvis Hoxha flet në lidhje me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, reagimeve në bazë selektive dhe joparimore të këtij institucioni të medias.
Do të duhej që asociacioni i gazetarëve të kuptojë se opinionistët dhe analistët, ata që kanë blerë me kontrata private valën publike dhe që kanë përvetësuar orë publike, nuk janë as gazetarë investigativë e as gazetarë terreni që mund t’i linçojë dikush me profilin e vet ne FB. Kështu që është mirë që asociacioni mos të na marrë për budallenj. Sepse, kur diçka përsëritet, mund ta marrim ne associacionin për kolektiv të organizuar mashtruesish.
Për, shembull, sa për ta kuptuar, a është Berat Buzhala gazetar? Nëse është i tillë, ai duhet të kritikohet rëndë nga asociacioni, pasi ndërton argumente në studiot televizive pro korrupsionit ekonomik e qeveritar, ndërkohë që akuzon kryeministrin e Kosovës për korrupsion ideologjik.
Buzhala mund të përdorë intervista ekskluzive qe marin 1.5 orë kohë, të ndërtojë argumente pro korruptimit oligarkik, por e ka të drejtën të mbrohet nga asociacioni. Domethënë se asociacioni nuk është i gazetarëve, por i Buzhalave. Po pres gjykimin e asociacionit: a po e linçoj me postimin tim?