Lajme

Bllokohet autostrada Fier-Lushnje/Rruga mbyllet me barriera, banorët shqetësohen

IKMT dhe ARSSH kanë bllokuar ditën e sotme hyrjet përgjatë aksit Rotondo e Çermës – Lushnje.

 Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar kanë vazhduar edhe ditën e sotme dukebllokuar të gjitha hyrjet përgjatë aksit Rotondo e Çermës – Lushnje.

Inspektorët e dy drejtorive dy ditë më parë njoftuan banorët për të marrë leje për daljen në këtë superstradë ndërsa sot ata kanë nisur bllokimin e të gjitha këtyre daljeve.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Kjo gjë ka shkatuar mërzitje tek banorët të cilët thonë se situata nuk është e menduar mirë pasi ata nga sot nuk kanë ku të kalojnë dhe mungon edhe rruga dytësore. Kjo shkaton edhe shumë probleme pasi mungesa e rrugëve dytësore dhe nën kalimeve apo mbikalimeve bën që banorët të izolohen dhe të pengohen në mbarëvajten e punëve të tyre.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Naim Halili specialist pranë ARRSH thotë se ky është një projekt nga Banka Botërore e cila nuk investon nëse nuk ndërhyhet për bllokimin e këtyre hyrjeve të cilat konsiderohen rrezik aksidenti. Në këtë aks rrugor rreth 12 km janë gati 6 fshatra që rruga i ndan me tokat bujqësore./dosja/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *