Lajme

Seanca nën masa të rrepta sigurie, Gjykata e Posaçme jep dënimet për Shullazin dhe grupin e tij

Një nga emrat më të njohur të botës së krimit ka marrë sot dënimin nga Gjykata e Posaçme. GJKKO ka vendosur të dënojë me 14 vite burg Emiljano Shullazin. Po kështu Gjykata vendosi 12 vite burg për Gilmando Dani; 10 vite burg për Endrit Qyqjan, 10 vite burg për Endrit Zelën dhe 9 vite burg për Blerim Shullazin.

Shullazi dhe anëtarët e bandës së tij akuzohen për një seri krimesh. Procesi gjyqësor u zhvillua nën masa të rrepta sigurie për shkak të çështjes së ndjeshme. Gjykata e zhvilloi seancën e fundit pa praninë e avokatëve të Shullazit, duke argumentuar se ata po sfidojnë drejtësinë.

Lexo më shumë  Ministri i Bujqësisë, Armend Muja takoi Ministren franceze të Bujqësisë

Po ashtu ajo raportoi se në seancë ishin të pranishëm Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja Endrit Zela ndërsa Blerim Shullazi nuk ishte pasi ka sjellë një deklaratë duke theksuar se është i sëmurë. Sipas gjykatës Blerim Shullazi nuk është vizituar tek mjeku i burgut dhe për këtë arsye kërkesa e tij për shtyrje të seancës nuk pranohet. “Jam me grip. Nuk dua të vizitohem”, mësohet të ketë thënë Blerim Shullazi. Gjykata po ashtu ka rrëzuar kërkesën e Emiljano Shullazit për përjashtim të trupës gjykuese të kryesuar nga Miliana Muça dhe anëtarët Artur Kalaja dhe Daniela Shirka.

Që prej nisjes së procesit në dhjetor të vitit 2018, numri i seancave të shtyra në Apel ka qenë mbi 40, duke futur gjyqin në ngërç.

Kujtojmë se në fund të muajit korrik Shullazit iu shty edhe me një vit izolimi më regjimin ‘41 bis’. Në vitin 2018 Krimet e Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja dhe Endit Zela si dhe Blerim Shullazin. Për Shullazin u dha 14 vite burg, ndërsa ai bashkë me bandën e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *