Lajme

94 % e pacientëve të hospitalizuar në Shqipëri janë të pavaksinuar kundër koronavirusit!

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini deklaroi në mbledhjen e sotme në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, se 94% e pacientëve të hospitalizuar janë të pavaksinuar.

Zëvendës ministrja sqaroi se për të gjithë popullatën që ka aplikuar Sputnik nuk do të aplikohet Astrazeneca, por vaksinë tjetër që mund të jetë Pfizer dhe për të gjithë ata që kanë aplikuar AstraZeneca aplikimi i dozës së tretë buster nuk do të bëhet me Sputnik.

Më tej Tomini theksoi se në javët e fundit incidenca ka qenë e qëndrueshme.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të veprimtarit dhe të burgosurit politik, Afrim Morina

“Incidenca është e qëndrueshme, ndërsa në terapi intensive janë 14 pacientë. Mbi 94% e pacientëve të hospitalizuar janë të pavaksinuar”, tha Tomini.

“Në datën 1 nëntor 2021 ka filluar zgjerimi i kalendarit i dozës buster dhe dozës parësore bazale për fashën mbi 18+ duke zbritur nga mosha  më e lartë siç kemi filluar me grupet e riskut. Ndërkohë kemi zgjeruar edhe për fashën 12, 15, 16 dhe 18 sërish vetëm për Pfizer aplikimi kalendarit ndaj Covid-19 tek fashat e mësipërme.

Lexo më shumë  Rexhepi: Më mirë zgjedhje në pranverë, por ka afinitet për zgjedhje para dimrit

Sa i përket mbulesës vaksinale në Shqipëri, me dozë të parë në nivelin 37.5 dhe nivelin e gati 32.8 % me të dy dozat.

Duke ndjekur të gjithë rekomandimet e Organizatës Botërore sa i përket popullatës target dhe deri në fund të vitit  i jemi përmbajtur objektivit tonë për arritjen e gati 40 % të popullatës shqiptare sipas rekomandimeve në pranverë në nivelin  75% dhe deri në fund të dhjetorit 2021 në nivelin 40%”, tha Tomini.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *