KryesoreLajme

80 ditë “Revolucion Flamingo”/ Qytetarët nuk tërhiqen nga qëllimi, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Protesta ka hyrë në ditën e 80-të, duke shënuar një nga periudhat më të gjata të protestave të njëpasnjëshme të zhvilluara gjatë muajve të fundit në kryeqytet.

Prej 80 ditësh, qytetarët janë mbledhur në hapësirat qendrore të Tiranës dhe para Kryeministrisë, duke vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për ndryshim politik. Protesta është identifikuar gjerësisht me emërtimin “Revolucioni i Flamingove”.

Lexo më shumë  Akuzohet se financoi ndërtimin e vilës së Ballukut, SPAK merr të pandehur biznesmenin Arbër Abazi

Gjatë kësaj periudhe, tubimet kanë kaluar në forma të ndryshme, nga marshimet dhe grumbullimet masive deri te protestat e përditshme para institucioneve. Kërkesa kryesore mbetet ajo për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe për ndryshime politike.

Protestuesit vijojnë të dalin në rrugët e Tiranës të shumtë në numër dhe me artikulime të qarta.

Për disa ditë protestave iu bashkua dhe diaspora, duke i dhënë një energjizim këtij tubimi.

Lexo më shumë  Kurti: Institucionet duhet të bashkëpunojnë për t’i bërë shërbimet ndaj qytetarëve më të thjeshta dhe më të qasshme
YouTube player