Bota

8 vendet evropiane që kanë vendosur kufizime ndaj turistëve rusë

Edhe pse Ukraina vazhdon të bëjë presion ndaj Bashkimit Evropian për të vendosur kufizime të vizave për qytetarët e Rusisë, vetëm disa prej tyre e kanë mbështetur një ide të tillë.

Deri më tani, grupi i vendeve të BE-së që mbështesin ndalimin e hyrjes për turistët rusë përfshin: Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Finlandën, Danimarkën, Norvegjinë, Poloninë dhe Çekinë, raporton SchengenVisaInfo.com.

Nga të gjitha vendet e përmendura më lart, Estonia ka vendosur disa nga kufizimet më të rrepta për rusët. Ky shtet ka ndaluar lëshimin e vizave Shengen për qytetarët e Rusisë.

Lexo më shumë  Partia socialiste franceze reagon në lidhje me vizitën e presidentit kinez në Francë: Xi Jinping përfaqëson shtypjen dhe autoritarizmin brenda Kinës

Përveç ndalimit të dhënies së vizave dhe ndalimit të hyrjes për rusët, autoritetet estoneze po planifikojnë gjithashtu të mos lejojnë më hyrjen për rusët që kanë viza Shengen të lëshuara nga vende të tjera.

Në mënyrë të ngjashme, Letonia gjithashtu ka ndaluar lëshimin e vizave për rusët. Autoritetet letoneze vendosën të pezullojnë marrëveshjen ndërkufitare me Rusinë më 1 gusht.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Ndërsa Gjermania, një vend tjetër europain nuk i është bashkuar kësaj liste. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, refuzoi të mbështeste një lëvizje të tillë. Ai tha se qytetarët e pafajshëm rusë nuk duhet të vuajnë për shkak të veprimeve të Putinit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *