Lajme

8 mijë euro gjobë për PDK-në, shkak fjalimi i Sami Lushtakut “T’i çojna mesazh Albin Kurtit dhe zagarve të tij”

Me datë 17.01.2025 PZAP-i, ka pranuar një ankesë nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me të cilën pretendon se Armend Ahmeti, punonjës në Komunën e Skenderajt dhe aktivist i Subjektit Politik PDK, në profilin e tij facebook story ka postuar një video në të cilën nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, i ka quajtur aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje “zagar”.

Sipas parashtruesit të ankesës në videon e publikuar në profilin e Armend Ahmeti, mes tjerash thuhet “T’i çojna mesazh Albin Kurtit dhe zagarve të tij….” duke shkelur dispozitat e nenit 34, pika 1.11, të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovës.

Si dëshmi për pretendimet e tij, paraqitësi i ankesës, ka bashkangjitur një CD, në ankesën e tij. Më datë 17.01.2025, PZAP-i, e njoftoi Subjektit Politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), për ankesën e paraqitur kundër tyre, duke i dërguar kërkesë për përgjigje.

Në përgjigje në ankesë të paraqitur me datë 18.01.2025, Subjektit Politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), thekson se përmes rrjetit social facebook iu është adresuar të gjithë anëtarëve aktivistëve dhe përkrahësve të Subjektit politik PDK, duke ju bere thirrje që të njëjtit gjatë kësaj periudhe kohore të fushatës zgjedhore të përdorin gjuhë të respektueshme të shmangin gjuhen nxitëse, fyese ose urrejtjeje si dhe të respektojnë ligjet dhe rregullat zgjedhore të cilat përveç se përbejnë detyrim ligjor është edhe me përgjegjësi morale që forcon demokracinë dhe ndërton themelet për suksesin e përbashkët.
Tutje në përgjigje PDK, sqaron se nuk përjashton mundësin që edhe ditëve në vijim të këtë veprime të tilla të përkrahësve votuesve dhe simpatizantëve të PDK-së, e të cilat mund të jetë në kundërshtim me rregullat e përcaktuara, si me rregullën zgjedhor e Nr.07/2024. Duke pasur parasysh faktin se është e pamundur që të mbahen nën kontroll veprimet e të gjithë simpatizantëve përkrahësve dhe votuesve të PDK-se. Mirëpo PDK, garanton se çdo herë dhe çdo rast pas marrjes se informatave për shkelje te tilla do te ndërmarr masa përmirësuese për evitimin e këtyre shkeljeve.
Po ashtu në rrethanat e rastit konkret si në ankesën e parashtruar nga ana e ankuesit PDK, ka ndërmarr të gjitha masat paraprake për evitimin e këtyre shkeljeve, duke bërë thirrje publike që të gjithë simpatizantët votuesit e PDK, të përmbahet nga shkeljet e Rregullave Zgjedhore. Paneli, pasi që shqyrtoj të gjitha shkresat e lëndës në kuptim të nenit 117 par. 3 të LZP-së, konstatoi se:
Ankesa është e bazuar
Paneli, pas shikimit të bërë artikullit të ofruar si provë materiale CD e cila është publikuar në rrjetin social Facebook, prej nga shihet se Armend Ahmeti, punonjës në Komunën Skenderajt dhe aktivist i Subjektit Politik PDK, në profilin e tij facebook ka postuar një video në të cilën kryetari i degës së PDK-së, në Skenderaj, Sami Lushtaku, i quan aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje “zagar”, me qëllim të etiketimit të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe promovimit të Subjektit Politik PDK, ka nxitur urrejtjen ndaj aktivisteve të subjektit Lëvizja Vetëvendosje (LVV), në atë mënyrë që përmes përdorimit të gjuhës denigruese dhe urrejtëse ka bërë etiketim ndaj Subjektit Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dhe atë duke i përdorur fjalën ” T’i çojna mesazh Albin Kurtit dhe zagarve të tij….”

Lexo më shumë  Tre inspektorët e ATK-së të arrestuar për ryshfet mbështetës të PDK-së, foto me ish-ministra dhe deputetë të PDK-së

Rruga Press

YouTube player