Opinion/Aktualitet

75 vjet nga Plani Marshall, Reka: Pa SHBA-në nuk ka siguri në Evropë

Ish-ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, kujtoi 75-vjetorin e Planit Marshall, të arritur mes SHBA-së dhe Evropës, për rimëkëmbjen e Kontinetit tw Vjetwr pas dëmeve të Luftës së Dytë Botërore.

Ai deklaroi se ky plan nuk humb nga aktualiteti, duke përmendur krizën në Ukrainë dhe iniciativën ruse për pushtim.

“Nga largpamësia e këtij nobelisti për ‘Evropën e tërë’, më vonë do të krijohej OEEC (OECD e sotme), integrimi evropian (BE-ja e sotme) dhe mburoja veri-atlantike (NATO). Strategjia e tillë amerikane për mbrojtjen e Evropës, është aktuale edhe 75 vite më vonë, pas neo-sovjetizmit putinian me pushtimet ruse në Gjeorgji e Ukrainë. Atëherë mbrohej Evropa nga pushtimi sovjetik, sot nga invadimi putinist. Pa SHBA, nuk ka siguri në Evropë”, shkroi Reka nw njw postim nw Facebook tw martwn.

Reka tha se plani i atwhershwm për ndarjen e 13 miliardë dollarëve nga SHBA-ja, nuk ishte vetëm plan ekonomik, por edhe gjeopolitik, përballë kërcënimit sovjetik.

Plani Marshall, u njoh ndryshe si Plani Evropian i Rimëkëmbjes. U miratua në vitin 1948, tri vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ideja e Marshallit ishte për një periudhë katërvjeçare, me qëllim që në Evropë të rindërtoheshin qytetet, industritë, infrastruktura e dëmtuar dhe të hiqeshin barrierat tregtare mes fqinjëve.

Plani Marshall u konsiderua më vonë si shkas për nisjen e Luftës së Ftohtë, mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Ky plan konsiderohet si katalizator kyç për themelimin e NATO-s.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *