Lajme

​7 vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 3 gusht 2015 votuan pro ndryshimit të amendamentit kushtetues që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ishin 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, që i hapën rrugë Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket Speciales

Opozita ishte ajo që u tregua më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur të padrejtë, selektive, e cila do ta cenojë sovranitetin e vendit dhe duke e parë si përpjekje për ta inkriminuar luftën çlirimtare të UÇK-së.

Lexo më shumë  Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi

Qeveria dhe pozita e quajtën të padrejtë këtë votim, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për krime lufte në Kosovë vitin e kaluar ka ngritur aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës, Hysni Gucatit, Nasim Haradinajt, si dhe Pjetër Shalës.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë, pritet në audiencë nga Papa Leo XIV

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe kanë staf ndërkombëtar. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *