Bota

63 vjet nga transmetimi i parë drejtpërdrejt televiziv në Amerikë

63 vjet më parë ishte bërë transmetimi i parë drejtpërdrejt televiziv në Amerikë.

Më 25 janar 1961, miliona amerikanë panë transmetimin e parë të drejtpërdrejtë televiziv të një konference presidenciale shtypi.

Presidenti John Kennedy që kishte filluar detyrën pesë ditë më parë, iu përgjigj pyetjeve të reporterëve për gati 35 minuta.

Kjo ishte e para e shumë konferencave shtypi, të transmetuara drejtpërdrejt nga televizioni që Kennedy mbajti gjatë më pak se tre vjetëve në detyrë. Kennedy, i cili ishte 43-vjeç kur bëri betimin si president i vendit, ishte i qetë, plot besim në vetvete dhe mendjemprehtë në konferencat e drejtpërdrejta televizive të shtypit.

Ndihmësit e tij i shihnin këto konferenca shtypi si një mjet për të bërë të njohur popullin amerikan me cilësitë dhe aftësitë komunikuese të presidentit Kennedy. Transmetimet e këtij lloji në fakt e shtuan popullaritetin e presidentit amerikan

Lexo më shumë  Eurodeputeti Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në Mal të Zi e BeH

Rruga Press

YouTube player