Bota

60 tonë ndihma humanitare e mjekësore për Gazën, Kryqi i Kuq kërkon kalim të sigurt

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se ka mobilizuar një konvoj me 60 tonë ndihma mjekësore dhe humanitare për në Gaza.

Por, ka shtuar se i duhet rrugë e sigurt që t’i dërgojë këto atje.

“Qasja për të ndihmuar të lënduarit dhe të sëmurët është jashtëzakonisht e nevojshme”, thuhet në postimin e ICRC-së.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

ICRC ka publikuar pamjet e kamionëve me ndihmat e gatshme për t’u dërguar.

Më 17 tetor, në një spital në Gazë ndodhi një shpërthim që vrau qindra persona. Izraeli ka mohuar përfshirjen, ndërkaq ka fajësuar grupin militant nga Gaza, Xhihadin Islamik. Por, ky grup po ashtu ka mohuar se qëndron prapa shpërthimit.

Që kur Hamasi kreu sulme të koordinuara më 7 tetor ndaj Izraelit, ky i fundit është kundërpërgjigjur me rrethimin e Gazës dhe me sulme ajrore. Mijëra persona deri më tani janë vrarë si pasojë e dhunës.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Rruga Press

YouTube player