Bota

6.5 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda vendit

Afër 6.5 milionë banorë të Ukrainës janë zhvendosur brenda vendit që prej pushtimit nga Rusia, thotë agjencia migrimit në OKB.

Sipas Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në OKB janë 6.48 milionë persona që kanë ndryshuar vend brenda territorit të Ukrainës prej 16 marsit.

Nga ana tjetër, janë 3.2 milionë refugjatë që janë larguar nga vendi që prej ditës kur Rusia nisi operacioni ushtarak.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

UNICEF thotë se më shumë se 1.5 milionë fëmijë janë larguar nga Ukraina që prej 24 shkurtit.

Në pak kohë, Ukraina do të arrijë nivelin e zhvendosjes që kishte në Siri pas 3 javëve luftë raporton AP.

Nga konflikti në Siri pati rreth 13 milionë persona që ndryshuar vendin e banimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *