KryesoreLajme

6-vjeçarja në Kamëz torturohej nga babai me thupër. Deklaratë skandaloze e nënës: E bënte nga dashuria

KAMËZ– 6-vjeçarja e dhunuar në Kamëz është rrahur edhe me thupër nga babai i saj, Raimond Kunoraj, i cili është vënë në pranga. Tre ditë pas denoncimit të ngjarjes së rëndë në Komisariatin e Policisë Kamëz, nëna e të voglës ka pranuar para grupit hetimor se ishte në dijeni të dhunës që i ati ushtronte ndaj saj.

Në një intervistë në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, gruaja tha se ata kishin 6 vite të ndarë prej dhunës që ai ushtronte dhe ishin bashkuar para 1 muaji e gjysmë. Pavarësisht se e bija ndodhet në gjendje të rëndë në spital, gruaja tha se nuk e ka bërë bërë ajo denoncimin dhe se mediat nuk duhet të abuzojnë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Ajo ka thënë më tej se 27-vjeçari Kunoraj e ka goditur me thupër dhe e ka kafshuar të bijën por sipas saj mendonte se e bënte ngaqë e kishte marrë malli e jo për ta dhunuar. Prokuroria ka kërkuar ekspertim psikik dhe analizat e gjakut të të dy prindërve nga ku mund të vërtetohet nëse ata janë përdorues të lëndëve narkotike.

6-vjeçarja ka telefonuar shumë herë të ëmën duke i kërkuar që të mos e lërë vetëm me të atin nga frika e dhunës, por gruaja nuk i ka kushtuar rëndësi. Ajo ka shfaqur shqetësime edhe në shkollë, deri në të vjella. Nga shtrati i spitali, vogëlushja ka treguar se i ati e dhunonte dhe e kafshonte.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Ekspertiza mjeko-ligjore ka gjetur gjurmë dhunë në trupin e të vogël, përfshirë këtu dhe në organet gjenitale. Vetë 27-vjeçari Kunoraj ka pranuar dhunën e ushtruar ndaj të bijës, por jo abuzimin seksual. Sot pritet që Gjykata të japë masën e sigurisë për Kunorajn, ndërsa për të ëmën nuk është ndërmarrë asnjë masë nga organet e drejtësisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *